Nga Gazeta Si- Në darkën e Vitit të Ri kurrsesi nuk ka si të mungojë gjeli i detit, i bërë me përshesh por edhe në mënyrë më moderne, me përbërës si gështenjat apo i marinuar me mustardë dhe lëng portokalli.
Këtu janë dy mënyra se si mund ta gatuani gjelin e detit me gështenja ose me marinimin me mustardë.
Si të përgatisni marinimin me mustardë:
Në një enë të thellë përziejmë mustardë, salcë soje, lëng portokalli, pak xhinxher, erëza sipas dëshirës, hudhër dhe pak vaj.
Hidheni gjysmën e marinimit mbi gjelin e detit që është bërë gati për t’u gatuar. Rekomandimet janë që gjeli i detit të rrijë në marinim për të paktën 12 orë ose dhe 24 orë.
Më pas, para se ta fusni në furrë, largojeni gjelin nga marinimi dhe futeni në furrë. Në orën e fundit të pjekjes, hidhni tek gjeli edhe gjysmën e mbetur të marinimit dhe pak lëng mishi nëse gjeli është shumë i thatë.
Më pas, e hiqni nga furra, e mbuloni me letër kuzhine dhe e lini të pushojë.
Përgatitja e gjelit të detit me gështenja dhe kërpudha:
Fshijeni gjelin nga brenda dhe jashtë me letër. Fërkojeni lëkurën tërësisht me limonët e prerë. Për marinimin, përzieni hudhrën, kripën, piperin dhe arrë moskat në një tas dhe shtoni verë. Hidhni gradualisht vajin. Me duar, marinoni brenda dhe jashtë gjelin, duke lënë mënjanë një pjesë të marinimit. Mbulojeni gjelin dhe lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës për 30 minuta.
Vendoseni gjelin e detit në tavën për pjekje, lyejeni me gjalpë dhe derdhni sipër marinimin e mbetur. Pjekim derisa gjoksi të marrë ngjyrë kafe, 25 deri në 30 minuta. Lyejeni mirë, mbulojeni me letër alumini dhe vazhdoni pjekjen, duke e parë shpesh, për rreth 2 orë ose më shumë.
Gjeli i detit bëhet kur mishi fillon të tërhiqet nga kockat e këmbës dhe kur kofsha shpohet me një majë thike.
Ndërkohë qërojmë gështenjat dhe i vendosim në një tigan me qumësht sa të mbulohen. Mbulojeni, lëreni të vlojë dhe ziejini derisa gështenjat të jenë pothuajse të buta, 15 deri në 20 minuta. Mos i lini të zbuten shumë, përndryshe do të copëtohen kur piqen. Kulloni gështenjat dhe vendosini në një enë pjekjeje. Shtoni kripë dhe piper dhe piqini në furrë me gjelin e detit derisa gështenjat të kenë marrë ngjyrë dhe të jenë shumë të buta, 20 deri në 30 minuta.
Për kërpudhat, pastrojini dhe pritini në copa nëse janë të mëdha. Shkrini 1 lugë gjelle gjalpë në një tigan në zjarr të ulët. Shtoni kërpudhat dhe kripë e piper, mbulojeni dhe gatuajeni për 5 deri në 8 minuta. Hiqeni kapakun, ngrini zjarrin dhe vazhdoni zierjen duke e përzier herë pas here derisa lëngu të avullojë. Koha e gatimit do të variojë nga 5 deri në 10 minuta, në varësi të llojit të kërpudhave. Lyejeni gjalpin e mbetur në një tas të vogël me hudhra, majdanoz, kripë dhe piper dhe lëreni mënjanë. Kërpudhat dhe gjalpi mund të përgatiten deri në 6 orë përpara, gati për t’u ngrohur.
Kur gjeli i detit të jetë pjekur, e kalojmë në një pjatë, e mbulojmë me letër alumini dhe e mbajmë të ngrohtë.
Për të përfunduar, ngrohni gështenjat dhe kërpudhat nëse është e nevojshme. Hidhni gjelin në një enë të madhe dhe rreth e rrotull vendosni gështenjat dhe kërpudhat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.