Shqiptarët në veri të Kosovës janë kundërpërgjigjur ndaj protestës së Listës Serbe që ka nisur në orën 12:00 të ditës së sotme(6 nëntor) pasi kryetarët e komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqjen nga postet e tyre.
Në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, një numër i lartë shqiptarësh kanë dalë me flamuj kuqezi në duar për të treguar se nuk kishin ndërmend të largoheshin prej vendlindjes së tyre pavarësisht tensioneve të ngritura me Serbinë për shkak të marrëveshjes së targave.


Serbët, ndërkaq, janë mbledhur pranë shtatores së Car Lazarit me flamuj serbë në duar e duke kënduar këngë nacionaliste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




