Ka ndodhur

Me fishekzjarre e kapsolla, arrestohen 2 persona në Tiranë (video)

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi janë u janë gjetur sasi të konsiderueshme të lëndëve piroteknike për shitje.

Në pranga ka rënë H.Z, 22 vjeç të cilit gjatë kontrollit në automjet e banesë iu gjetën sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike.

Gjithashtu D.Q, 22 vjeç të cilit gjithashtu iu gjetën kapsolla e fishekzjarrë të shumtë në banesë e automjet.

Ndërsa për 45 vjeçarin R.H ka nisur hetimi në gjendje të lirë pasi në marketin e tij iu gjetën kapsolla e fishekzjarre për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë