Ka ndodhur

Me fishek luftarak në çantë tenton të kalojë kufirin drejt Greqisë

Një 52-vjeçar nga Cërriku, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Policia thotë se Idajet Hasani ka tentuar të kalojë kufirin drejt Greqisë, por pas kontrolleve në mjetin me të cilin apo po udhëtonte i janë gjetur disa sende të jashtëligjshme.

Sipas policisë, në makinën e Hasanit, janë gjetur 49 fishekë luftarak të kalibrit 9 milimetra në një çantë dore. 52-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.

Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjetin me të cilin po udhëtonte i ndaluari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë