Dy vëllezër janë arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Pushimi”, janë vënë në pranga shtetasit, O.Ç., 25 vjeç dhe V.Ç., 16 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, të cilët shpërndanin lëndë narkotike.
Në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMW”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




