Gazeta Si – Një 67-vjeçar, anëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe armë në Spanjë, është arrestuar nga polica e Fierit, me qëllim ekstradimi.
Gjolekë Pazaj, shte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.
Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Në 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçarin Xhovalin Aliaj, pjesëtar i të njejtit grup kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




