Gazeta Si – Policia kufitare në Durrës, ka arrestuar një 20-vjeçar nga Shkodra, i cili është kapur me dy pako lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi E. B., banues në Shkodër. Atij iu gjet lënda narkotike në automjetin tip “Seat”.


Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën pakot me lëndë narkotike (me peshë totale rreth 450 g) në automjetin që drejtonte ky shtetas. Sasia e kanabisit në formë çokollate u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




