Ka ndodhur

Me doza kanabisi në afërsi të një gjimnazi, arrestohen 2 të rinj në Fier

Gazeta Si – Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, 2 të rinj janë arrestuar pasi kishin përgatitur doza kanabisi me qëllim shitjen e tyre në afërsi të një gjimnazi në Fier.

Policia tha se në pranga ranë 18-vjeçari me iniciale J.H., dhe një 15-vjeçar, që të dy banues në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e të rinjve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese kanabis në formë boçeje me peshë 830 gramë.

Ata kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave. Qeset me kanabis dhe dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet, rezultoi se 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga 26-vjeçari me inciale E. M., banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë