Teknologji dhe Inovacion

Me çfarë problemesh hasen kompanitë e veshjeve të lëkurave

Historia na ka treguar se industria e modës nuk është ajo që do të kalojë trendet, por ajo që preferon t’i fillojë ato. Por, jo kur bëhet fjalë për lëkurën vegane, një material veshjesh me bazë bimore, i cili ka krijuar shumë diskutime.
Njerzit prej kohësh kanë filluar të zvogëlojnë sasinë e produkteve shtazore në përdorimet e tyre, por kohët e fundit ata kanë filluar të kenë këtë qasje edhe për veshjet, duke pasur kështu një kërkesë më të madhe për veshjet vegane, siç janë edhe veshjet e lëkurës. Në fillim të kësaj jave, marka e këpucëve Dr Martens, njoftoi se fitimet e saj ishin rritur me 70 përqind në vit deri në fund të marsit, falë suksesit të linjës së çizmeve vegane. Gjithashtu edhe kompani të ndryshme si Adidas kanë deklaruar për një bum shitjesh të këpucëve vegane në koleksionet e saj të fundit.
Sipas deklaratave të këtyre kompanive, në mënyrë etike është më mirë që të zgjedhësh këtë lëkurë sesa lëkurën e vërtetë, pasi vitet e fundit ka pasur shumë fushata për të drejtën e kafshëve. Gjithashtu, prej kohësh dihet që ky proces është në dëmtim të mjedisit.
Por, ndërkohë që metodat për të përfituar këtë produkt janë përmirësuar, ka akoma kompani që prodhojnë lëkurë në mënyrë jo ekologjike, si për shembull në Bangladesh, ku ka fabrika që përdorin kimikate të dëmshme, si kromi për të lyer lëkurën e tyre, të cilat i vendosin në fuci të mëdha dhe më pas i hedhin nëpër lumenj pasi përfundojnë procesin.

https://www.instagram.com/p/Buol84dg2RK/?utm_source=ig_web_copy_link

Por problemi fillestar i “lëkurës vegane” nis që me emrin dhe nga vetë termi që përdoret.
“Nuk ka lëkurë vegane. Ky term është përcaktuar nga standardet britanike, europiane dhe ndërkombëtare të Organizatës për Standardizimin dhe i referohet vetëm lëkurës së kafshëve,” thotë Kerry Senior, drejtor në federatën e tregtisë së lëkurës në Mbretërinë e Bashkuar, “Leather UK”
Ndërsa Amy Peney, drejtoreshë kreative e kompanisë “Mother of Pearl” shpjegon se shumica e lëkurës alternativave bëhet nga materiale sintetike, prandaj ajo preferon më mirë të përdorë lëkurën e vërtetë.
“Nëse jeni duke blerë lëkurë të rreme, atëherë duhet të merrni parasysh se po blini plastikë, shton ajo.
Në tetor, Patrick Grant, drejtori krijues i rrobaqepësve të Saville Row Norton & Sons, bëri një vërejtje të ngjashme kur kritikoi markat eko-ndërgjegjësuese si Stella McCartney, për inkurajimin e përdorimit të lëkurës plastike në vend të lëkurës së vërtetë. Polimerët plastikë poliuretani (PU) dhe klorur polivinil (PVC) më shpesh përdoren për të prodhuar pëlhura lëkurë të rreme, falë strukturës së tyre të butë. Por, këto të dy element paraqesin kërcënime serioze mjedisore, duke marrë parasysh që ato zakonisht prodhohen nga karburantet fosile. Stella MCCartney ka pranuar që përdor poliuretani dhe poliesteri si një alternativë për lëkurën në produktet e saj. Sipas saj duke përdorur poliestër të ricikluar dhe duke prodhuar rrobe që nuk lahen në lavatriçe, kjo markë pretendon të ketë një ndikim më të ulët mjedisor sesa markat që zgjedhin të përdorin lëkurë të vërtetë.

https://www.instagram.com/p/B087MoAlt5H/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërsa, Rachel Garwoos, drejtoreshë në Institutin e Teknologjive të Lëkurëse në universitetin e Nortamton, thotë se lëkura e vërtetë është më pak e dëmshme për mjedisin, se sa lëkura e rreme e përftuar nëpërmjet alternativave të ndryshme.
"Kompanitë kimike po punojnë ngushtë me markat e mëdha për të ofruar siguri të teknologjisë së pastër në prodhimin e lëkurës," shton Garwood, duke theksuar se nisma të ndryshme siç ajo e marrë nga Grupi Punës i Lëkurës (LWG), ndihmojnë shitësit dhe markat për të identifikuar më mirë praktikat e mira në zinxhirin e tyre të furnizimit.
Matt Stockamp, menaxher në kompaninë amerikane të këpucëve Nisolo, tregon se kompania është duke u përpjekur vazhdimisht të përmirësojnë zinxhirin e saj të furnizimit, për të siguruar që lëkura që ai përdor është një burim etik dhe i qëndrueshëm.

“Ne e dimë se një pjesë e madhe e lëkurës që ne përdorim vjen nga fermat në SHBA dhe Meksika veriore. Shumica e fabrikave tona janë të çertefikuara. Produktet e lëkurës së Nisolo janë krijuar për të zgjatur shumë vite dhe ne gjatë gjithë kohës bëjmë prova të plota për të siguruar që çdo material është vegan dhe përmbush standardet e markës sonë për cilësi dhe jetëgjatësi,” shprehet Stockmp.
Por ndryshe nga prodhuesit, Leigh Mcalea, drejtoreshë e marketingut në organizatën kundër mbetjeve Traid në Mbretërinë e Bashkuar, jep një tjetër version që sipas saj është më fitimprurës se të gjithë. Ajo thotë se mënyra më e mirë për të ruajtur mjedisin është qarkullimi i veshjeve, duke përdorur gjithnjë e sa më shuam veshjet e dorës së dytë.
"Ri përdorimi i veshjeve të dorës së dytë, bën të mundur ruajtjen e kafshëve dhe të mjedisit dhe anashkalon shfrytëzimin e punëtorëve."/The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë