Analize

Me çfarë BE-je do të përballemi në shtator?

Çfarë do të ndodhë në shtator dhe cila do të jetë qasja e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor pasi të gjithë udhëhëqësit e rinj të marrim zyrtarisht detyrën? A do rriten ndjenjat kundër zgjerimit të unionit dhe hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin dhe çfarë strategjie do të ndjekë Komisioni i ri Europian.

Në këto momente tranzicioni politik, sinjalet fillestare që vijnë Brukseli duket se po vendosin tonin edhe për qasjen e BE-së në vijim. Ndërkohë që udhëheqësit e rinjtë Bashkimit Europian po marrin përsipër institucionet krysore të unionit, shenjat e para duket se nuk janë premtuese. BE-ja përballet në këtë moment me sfida të brendshme dhe të jashtme: presionet demografike, sociale dhe ekonomike janë të shumta, ndërkohë që Europa është më shumë një tabelë shahu mbi të cilën luajnë fuqitë globale po sesa një lojtar në vete.

Në këto momente mesazhi kryesor për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet e rajonit duhet të demonstrojnë një nivel të mjaftueshëm të qeverisjes politike përpara se të fillojë ndonjë proces teknik i pranimit në BE.

Një ndryshim duket po ndodh dalëngadëlë në qasjen politike të Bashkimit Europian ndaj Ballkanin Perëndimor. Me mbarimin e afatit të Komisionit aktual Erropian, duket se çdo plan për zgjerimin e unionit do të analizohet me shumë kujdes. Zgjerimi po bëhet politika që askush nuk do ta përmendë, të paktën, jo në mbledhjet e institucioneve të BE-së në Evropën perëndimore.

Nikola Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë se Veriut dhe Michael Roth, Ministri gjerman për Evropën. Gazeta Si, 13 gusht 2019

Nuk është sekret se shumica e publikut evropian është kundër zgjerimit, siç edhe e tregoi një studim i ECFR. (Cuditërisht, austriakët dhe gjermanët, të cilët presin edhe numrin më të madh të emigrantëve nga Ballkani, janë ndër ata që janë më skeptik në lidhje me zgjerimin.)

Por, kjo prirje nuk është e re. Ajo që ka ndryshuar është angazhimi i qartë i politikanëve europianë për të mos devijuar nga pritjet e publikut për çështje periferike siç është zgjerimi. "Për shkak të frikës nga emigrantët e huaj, njerëzit në zonën time elektorale dolën kundër vendimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë Maqedoninë e Veriut. Edhe pse është vetëm një hap i vogël, larg larg anëtarësimit, ai po pritet në mënyrë tejet kritike nga publiku në këtë moment. " deklaroi një deputet gjerman kohët e fundit.

Sigurisht, arsyet e kësaj sjellje kritike shkojnë përtej krizës së emigracionit. Ato kanë të bëjnë me transformimet e vështira të Rumanisë dhe Bullgarisë në vendet anëtare, me deficitet e sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari, dhe me mungesën e mjeteve që kanë shtetet e tjera anëtare dhe institucionet e BE-së mbi këto vende. Më e rëndësishmja është frika e evropianëve për qëndrueshmërinë e BE-së, pasi një shumicë të qytetarëve besojnë se ekziston një mundësi realiste që BE-ja të shpërbëhet në 20 vitet e ardhshme.

Ursula Von Der Leyen, Gazeta Si, 3 gusht 2019

Kur Josep Borrell të lërë postin e tij si Ministër i Jashtëm spanjoll për të marrë postin Federica Mohgerint si Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian, ai do të jetë e pari që do të duhet të tregojë “fytyrën e re” të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët janë të bindur se Komisioni i ardhshëm Europian nuk ka gjasa të ketë zgjerim në krye të agjendës së tij, duke bërë që Borrell do të jetë figura kyçe që do të lidhë Ballkanin me Europën. Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE dhe zvogëlimin fuqinë e saj diplomatike në rajon, Borrell do të detyrohet të marrë në dorë edhe dialogun Kosovë-Serbi, mision që do të jetë edhe më i vështirë duke marrë parasysh faktin se Spanja është një nga vendet e Bashkimit Europian që nuk e njeh Kosovën.

Ndëqrkohë, mesazhi kryesor i Francës dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet e rajonit duhet t'i japin përparësi përpjekjeve për të demonstruar një nivel të mjaftueshëm të qeverisjes. Vëtëm pas kësaj do t'u lejohet të fillojnë proceset teknike të pranimit në BE vetëm pasi ta kenë arritur këtë.

Kryeministri Edi Rama dhe Zoran Zaev, Gazeta Si, 13 gusht 2019

Në qershor, kancelarja gjermane Angela Merkel u përpoq të luante rolin e paqeruajtëses, duke u thënë gazetarëve në Bruksel se pozicioni i Francës nuk është domosdoshmërish në kundërshtim me hapjen e bisedimet e pranimit me Shkupin dhe Tiranën, duke theksuar se procesi i gjatë i anëtarësimit ofron kohë të mjaftueshme për të bërë përmirësimet e nevojshme. "Unë nuk shoh ndonjë kundërshtim", tha Merkel. "Ne nuk kemi bërë aq përparim sa kemi dashur por Franca ka thënë se planifikon të forcojë angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe unë e shoh këtë deklaratë si një zhvillim pozitiv."

"Unë ndaj mendimin e presidentit Macron se mekanizmat e BE-së duhet të përmirësohen. Unë e shoh situatën me optimizëm deri në vjeshtë", vazhdoi Merkel, duke iu referuar tetorit , si afatin që BE vendosi për hapjen e bisedimeve të pranimit.

Ndërkohë, afati kohor i pranimit në BE për Serbinë dhe Malin e Zi është viti 2025 . Duke shprehur mbështetjen e tij, Presidenti polak Andrzej Duda tha "anëtarësimi në BE ishte një katalizator për reformat në Ballkanin Perëndimor. “Jo të gjithë e ndajnë këtë pikëpamje dhe unë jam i trishtuar nga vendimet e marra nga liderët e BE-së për të vonuan zgjerimin”, deklaroi ai.

Por Ballkani nuk mund të mbetet as i bllokuar nga Evropa. "Do të ishte e pamundur që tetëmbëdhjetë milion qytetarë të Ballkanit të mbeten jashtë hapësirës europiane", thotë Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviç. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë