Ka ndodhur

Me automatik për të vjedhur bagëtitë, arrestohet 27-vjeçari në Malësi të Madhe

Gazeta Si - Një 27-vjeçar në Malësi të Madhe tentoi të vidhte disa bagëti nën kërcënimin e automatikut.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin G.B., banues në Vukaj, pas denoncimit nga një çoban, se i riu e kishte kërcënuar me automatik për t’i vjedhur bagëtitë në një kullotë në fshatin Nikç.

Dyshohet se gjatë tentativës, i riu kishte qëlluar në ajër me armën e zjarrit në shenjë kërcënimi. Policia që shkoi në vendngjarje, arrestoi në flagrancë 27-vjeçarin ndërsa i sekuestroi kallashnikovin, një krehër me municion luftarak, një thikë dhe një gëzhojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë