Ka ndodhur

Me armë zjarri pa leje dhe municion në banesë, në pranga 55-vjeçari në Gramsh

Gazeta Si – Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Gramash, pasi mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe municion.

55-vjeçari ishte kallëzuar nga fqinji i tij më te cilin kishte pasur një konflikt për dëmtimin e një peme frutore në fshatin Shënmrizë.

Gj kontrollit fizik në banesë, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë