Ka ndodhur

Me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë, arrestohet 59-vjeçari në Shijak

Gazeta Si – Një 59-vjeçar, Sh.V., u arrestua në Shijak, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjetën armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.

Dyshohet se i arrestuari i kishte trafikuar armët me qëllim shitjen e tyre në shijak. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, 2 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 3 palë dylbi, 1 dron dhe 8 armë të ftohta. Gjithashtu u zbuluan edhe 24 doza të lëndës narkotike kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë