Ka ndodhur

Me armë zjarri me vete, në pranga 22-vjeçari në Malësi të Madhe

Gazeta Si – Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Malësinë e Madhe nën akuzë për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se pas dyshimeve se i riu lëvizte me armë me vete, e ka ndjekur teksa udhëtonte me motor.

Pasi ka parë efektivët, shtetasi me iniciale A.Rr., ka lënë mjetin në rrugën Gruemirë-Linaj dhe është larguar drejt një zonë në pyllëzuar në fshatin Kerraj.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë