Ka ndodhur

Me armë pa leje në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 28-vjeçar në Tiranë, është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi u gjet me një armë zjarri pa leje në automjetin që ai qarkullonte.

Policia tha se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, për “Moskallëzim krimi”, i cili ishte pasagjer në automjetin e të riut që u arrestua.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti nuk ishte në emrin e të riut dhe e as arma. Për këtë arsye, janë shpallur në kërkim dy persona, pronari i makinës dhe përdoruesi aktual i mjetit.

Nga kontrolli i ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan arma e zjarrit, tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë