Gazeta Si – Një 21-vjeçar në Dimal është arrestuar gjatë një aksioni të koduar “Befasia”, gjatë të cilit u gjetën armë, municione dhe uniforma si të policisë.
Në pranga ra i riu me iniciale M.G., banues në fshatin Suk të Fierit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e të riut, u gjetën 2 pistoleta, krehra dhe municion luftarak, veshje si të RENEA-s, maska, doreza dhe një përforcues grushti.
21-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, akuzohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




