Ka ndodhur

Me armë me vete në “Range Rover”, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

Një 41-vjeçar me iniciale A.M., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, është arrestuar, pasi në automjetin e tij tip “Range Rover”, gjatë një kontrolli në rreth-rrotullimin e Shëngjinit është gjetur një pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

Policia ka sekuestruar pistoletën e tij, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë