Gazeta Si – Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në Mallakastër gjatë kontrollit të territorit nga toka dhe nga ajri.
Në pranga ka rënë Hair Kalemaj 39 vjeç, i cili kishte kultivuar bimë kanabisi në tokën e tij. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, pasi në banesë iu gjetën edhe 2 çifte të cilat i kishte pa leje.
Policia thotë se bimët narkotike që u zbuluan në tokën e 39-vjeçarit u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




