Ka ndodhur

Me armë gati për qitje, 30-vjeçarit i zbulohet punishte për prodhimin e silenciatorëve (video)

Gazeta Si – Një 30-vjeçar është u arrestua në Tiranë, pasi u kap në zonën e Kombinatit duke lëvizur me armë zjarri me silenciator, e gatshme për qitje.

I riu, Haxhi Nezaj, sipas policisë, kishte ngritur pranë banesës së tij një punishte për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, me qëllim shitjen e tyre tek persona të tjerë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri me silenciator, një armë pushkë, municion luftarak, disa doza kokaine dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nezaj dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal të lidhur me furnizimin e elementëve kriminalë me mjete për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe pronës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë