Ka ndodhur

Me armë dhe municion në rrugët e fshatit, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si - Një 21-vjeçar, i cili lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armë dhe municione në çantë, u arrestua sot në Elbasan.

Si pasojë e këtij operacioni të koduar “Second”, janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.

“Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi i armës dhe i municionit, shtetasi K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Shelcan. Nga kontrolli në çantën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë