Ka ndodhur

Me armë dhe kokainë në mes të natës, në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qarkullonte me armë dhe drogë me vete. Policia thotë se ka rënë në pranga shtetasi E.N., banues në Tiranë, të cilit i ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.

Ai u kap në rrugën “Fran Bardhi” në kryeqytet rreth orës 02:30 të mëngjesit nga forcat “Shqiponja” në shkelje të orës policore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë