Ka ndodhur

Me 88 doza kokaine në dyqan, arrestohet 26 vjeçari në Fier

Një 26-vjeçar nga Fieri me iniciale A.M., është vënë në pranga në flagrancë duke trafikuar kokainë. Sipas policisë, i riu në dyqanin e tij, një tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza të ndara.

Atij iu gjetën në total 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e kanabisit, qese dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës. Tashmë 26-vjeçari i arrestuarit akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë