Gazeta Si- Gratë dhe të dashurat e futbollistëve të kombëtares angleze, të quajtura ndryshe “Wags”, nuk qëndrojnë jashtë vëmendjes kur bie fjala për marrëzitë e vogla dhe të mëdha.
Nuk kishte si mos të ndodhte edhe në Euro 2024, një turne në të cilin Anglia u kualifikua në çerekfinale pas një përmbysjeje në kohën shtesë kundër Sllovakisë, e cila filloi me golin me roveshatë të Bellingham në minutën e 95-të.
Të dashurat dhe bashkëshortet e lojtarëve anglezë nuk e humbën rastin të bashkohen me partnerët dhe bashkëshortët e tyre, qoftë edhe me koston e shpenzimit të shumave të çmendura.
Kështu, të martën më 2 korrik ato u ulën në bordin e një flote prej gjashtë avionësh privatë në aeroportin Erfurt-Weimar.
Tre avionë që mbanin partneret e skuadrës së futbollit të “Tre Luanëve”, ngritën me shpejtësi nga Düsseldorfi, ndërsa një i katërti mbërriti menjëherë pas nga Birmingham. Dhe pastaj dy të tjerë, për një total prej gjashtë avionësh.
Duke bërë llogaritë në xhepat e grave, fluturimi me një avion privat kushton rreth 35 mijë paund (pothuajse 42 mijë euro) dhe, në llogaritjen e shpejtë të disa tabloidëve anglezë, transporti ajror mund të kishte kushtuar një shifër rreth 420 mijë paund. (496 mijë euro).
Për të mos përmendur një problem tjetër domethënës, atë të ndotjes. Të 6 avionët fluturuan gjithsej 8.286 km. Kjo rezulton në prodhimin e afërsisht 140 tonë dioksid karboni.
Për të kompensuar efektet e një gjurme të tillë karboni në ngrohjen globale, “Wags”-at do të duhet të mbjellin 6,440 pemë.
Por kush zgjodhi të shpenzojë gjithë këto para (dhe të ndotë kaq shumë)?
Gruaja e portierit Pickford, Megan, mbërriti me avionin e saj privat, ndërsa në bordin e avionëve të tjerë ishin partnerja e Toney, Katie Wilkinson dhe ylli i “Love Island”, si dhe partnerja e Bowen, Dani Dyer.
Gjithashtu, në të njëjtin avion ishin edhe partnerja e Ramsdale, Georgina Irwin; gruaja e Rice, Lauren Fryer dhe gruaja e Dean Henderson.
Në fund, me një avion tjetër mbërriti e dashura e Gallagher, Aine May Kennedy; partnerja e Shaw, Anouska Santos; partnerja e Watkins, Ellie Alderson.
Një dëshmi se si të dashurat dhe gratë duan të qëndrojnë afër (ndoshta shumë afër) me lojtarët e Anglisë. Tashmë ata do të sfidojnë Zvicrën në çerekfinale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.