Disa dhjetëra klandestinë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme janë zbuluar brenda një kamioni në Pogradec. Policia thotë se 56 emigrantët ishin fshehur në një kamion tip “Mercedes-Benz” dhe do të transportoheshin drejt Tiranës.
Në pranga ka rënë shoferi i kamionit, 49-vjeçari me iniciale S.Q., banues në Kamzë. Emigrantët ishin fshehur të gjithë në një kamion në markës “Benz” dhe policia thotë se drejtuesi i mjetit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE kundrejt shpëreblimit prej 200 eurosh secili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




