Një shqiptar 38 vjeç, banues në Itali, është arrestuar nga policia italiane, pasi i janë sekuestruar 476 kg kokainë e cilësisë mjaft e pastër.
Mësohet se shtetasi shqiptar ishte me dokumenta të rregullta italiane dhe banonte në provincën e Firences. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion, e ndarë në 400 pako. Policia e ka ndaluar teksa ai udhëtonte me një kamion në autostradë A1 në Arexo, ku mbante të fshehur edhe sasinë e lëndës narkotike.
Nëse kjo sasi kokaine do të hidhej në treg, përllogaritet se do të sillte një fitim prej 45 milionë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




