Ka ndodhur

Me 45 kg heroinë mes ‘bananeve’ burg pa afat për pronarin dhe shoferin

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kapën mbrëmjen e së dielës në portin e Durrësit me 45 kg heroinë. Pronari Arjan Çerma dhe shoferi Olgert Duda u lanë në qeli pa afat.

Ata u arrestuan në fillim të kësaj jave, pasi në kamionin me krom në pronësi të Çermës, në Portin e Durrësit, u zbuluan 45 kilogramë heroinë.

Kamioni, që kishte destinacion Italinë, drejtohej nga Duda. Heroina ishte e fshehur në kabinën e kamionit e ndarë në 43 pako të mbështjella me natriban, një pjesë e të cilave me mbishkrimin “Banane”, ndërsa të tjerat me disa simbole të ndryshme, çka ngre dyshime se ajo kishte disa porositës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë