Ka ndodhur

Me 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i linjës Vlorë-Itali

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar që të fusë nëpërmjet portit të Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara si edhe mallra kontrabandë. Në pranga ka rënë Nuri Alushi, i cili po drejtonte furgonin e linjës Vlorë-Itali.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, u gjetën të fshehura 44 mijë euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, ilaçe dhe pije, të cilat 53-vjeçari tentoi t’i kalonte pa i deklaruar. 

Për këtë arsye, ai u arrestua dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë