Sociale

Me 34 raste të reja shkon në 712 persona të prekur nga COVID-19, 9 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar 34 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu numrin e të prekurve në total në 712. Genta Qirjiako nga ISHP bën me dije se edhe pse ka një numër të lartë të rasteve pozitive, pjesa më e madhe janë asimptomatikë.  Ekspertja tha se vijon hetimi epidemiologjik në Krujë, ku janë zbuluar 18 raste të reja dhe të gjitha rastet vijnë si pasojë e hetimit epidemiologjik.  Gjithashtu Qirjiako deklaroi se 9 pacientë të tjerë janë shëruar.

“Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnjë, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë. Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste. Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive,” tha Qirjako.

Ndërkohë harta r të prekurve vijon:

-Tiranë 289 raste

-Shkodër 103 raste

-Krujë 83 raste

 -Durrës 42 raste

 -Fier 37 raste

-Kurbin 31 raste

 -Korçë 19 raste

-Elbasan 18 raste

-Kukës 18 raste

-Lezhë 14 raste

-Has 14 raste

-Kavajë 9 raste

– Lushnje 7 raste

-Vlorë 5 raste

-Pukë 5 raste

-Mirditë 5 raste

-Rrogozhinë 4 raste

-Tropojë 4 raste

– Berat 3 raste

– Mallakastër 1 rast

-Mat 1 rast

Qirjiako deklaroi se disatancimi fizik dhe i ruajtjes së higjienës personale është e vetmja armë që kemi në duar për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ndër të tjera ekspertja bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe sipërmarrësve  që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat.

“I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale,” shtoi Qirjiako.

Gjithashtu, ajo përsëriti edhe një herë që nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në numrin 127, ndërsa nëse kërkojnë informacion të telefonojnë linjën e gjelbër 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë