Policia rrugore e Tiranës ka shoqëruar Aleks Vishën dhe ka bllokuar mjetin tip Lamborghini me të cilët personazhi i rrjeteve sociale Aleks Visha kishte postuar një video me 300 km/orë.
Video e postuar prej tij tregonte shpejtësinë e çmendur me të cilën po lëvizte Visha në tunelin e Kalimashit.
“Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip ‘Lamborghini’ me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




