Gazeta Si – Një 27-vjeçar nga Durrësi u arrestua në Tiranë, pasi iu gjetën 3 dokumente të falsifikuara.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale E.S., i dënuar më parë për aktivitet në fushën e lëndëve narkotike.
Ai u ndalua për kontroll nga policia në rrugën “Sokrat Miho” dhe me vete iu gjetën 3 mjete identifikimi false.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




