Ka ndodhur

Me 3.000 fara kanabisi në makinë, dy të rinj në pranga

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi janë kapur me fara kanabisi pas finalizimit të operacionit të koduar “Santorini”.

Në pranga kanë rënë: R.C., 26 vjeç banues në Krujë, për të cilin Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe bashkëpunëtori i tij J.L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Dy të rinjtë janë kapur nga policia në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet, ku iu janë gjetur dhe sekuestruar 3.000 fara kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë