Ka ndodhur

Me 28 kg kanabis në makinë, në pranga 43-vjeçari në Kukës

Gazeta Si – Një 48-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi iu gjet 28 kg lëndë narkotike në automjetin me të cilin udhëtonte.

Policia thotë se në pranga është vënë M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës.

Në afërsi të tunelit të Thirrës, policia ndaloi automjetin tip “Ford”, me drejtues 48-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti tip “Ford”, 2 aparate celulare dhe një sasi parash, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë