Ka ndodhur

Me 220 kg kokainë brenda furgonit, arrestohet ‘korrieri’ shqiptar në Itali

Gazeta Si – Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Verona të Italisë, pasi është kapur me 220 kilogramë kokainë në furgonin që po drejtonte.

Mediat italiane raportojnë se i riu po i jepte furgonit me shpejtësi të lartë, gjë që u pikas menjëherë nga forcat policore.

Targa e automjetit kishte një kallëzim të mëparshëm, gjë që tregon se mjeti ishte përdorur dhe herë të tjera për transportim droge.

Pas kontrollit, u zbulua kokaina, e cila rezultonte e pastër dhe sipas hetuesve do të shitej me një çmim shumë të lartë në treg, deri në 15 milionë euro.

37-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe i konsideruar si “korrieri” i një grupi kriminal në Itali, është dërguar në burgun e Montorios, ku pritet të dalë para trupës gjyqësore në vijim.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga Policia e Veronës.

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që droga të ishte destinuar për një treg më të gjerë se shteti italian, duke marrë parasysh sasinë e madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë