Duke filluar nga dita e hënë (22 shkurt) nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme do të rikthehen sërish në bankat e shkollës.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një njoftimi në Facebook, ku shpjegon se do të vazhdohet skenari i mëparshëm.
Ministrja thotë se mësimi për nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) dhe për maturantët do të zhvillohet në shkollë. Ndërsa nxënësit e klasave 6 – 11 do ta zhvillojnë mësimin sipas skenarit të kombinuar.
Ndërkohë, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Ndër të tjera, ministrja thotë se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mesazhe rreth shqetësimeve të ndryshme, por thekson se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.
Në fund, ajo apelon fort që të gjithë të tregohen të kujdesshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.