Ka ndodhur

Me 197 km/h në tunelin e Kalimashit, e pëson keq 27-vjeçari nga Kosova

Gazeta Si – Një 27-vjeçar nga Kosova është kapur duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën “Milot- Morinë” me mjetin tip “Audi A7”. Shtetasi kosovar ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 197 km/orë dhe pa rrip sigurimi.

Masa administrative e vendosur ndaj tij është 55 000 lekë. Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë