Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 18 persona. Eugena Tomini nga ISHP, bëri me dije se pjesa më e madhe e rasteve janë kontakte të mëparshme. Prej rasteve të fundit, shpërndarja gjeografike vijon 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 1 në Berat dhe 1 në Durrës. Për sa i përket numrit të personave të shëruar, në 24 orët e fundit 6 pacientë janë rikuperuar nga sëmundja.
Tomini deklaroi se pavarësisht luhatjeve të shifrave, situata mbetet e qëndrueshme, por që tregon se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë. Tomini tha se duhen respektuar masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit në kontaktet familjare dhe më gjerë.
“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike,” shpjegoi Tomini.
Ndër të tjera ekspertja tha se rastet e sotme janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm qytetarët.
MË tej ajo shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127 dhe sic është komunikuar edhe më parë për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 81 raste
Krujë 47 raste
Shkodër 16 raste
Kamëz 12 raste
Fier 5 raste
Berat 5 raste
Elbasan 2 raste
Durrës 2 raste
Kurbin 1 rast
Mirditë 1 rast
Korçë 1 rast
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




