Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të martën që vjen, 16 shtator, Shqipëria do të mbajë konferencën e radhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Lajmin.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se në konferencën që do të mbahet me ftesë të presidencës daneze, do të happen edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim. Rekord absolut e quan kryeministri Edi Rama këtë, pasi për 11 muaj janë hapur edhe 24 kapitur të tjerë.
“Të martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan kryeministri Rama.
Shqipëria ka çelur deri më tani katër nga gjashtë grupkapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE: atë për Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, si dhe Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse.
Pritet që konferenca ndërqeveritare për çeljen e grupkapitullit të fundit, “Bujqësia dhe Kohezioni”, të mbahet në muajin tetor, duke përmbyllur fazën e negociatave teknike. Brenda vjeshtës pritet që Shqipëria të çelë të gjithë grupkapitujt e negociimit me BE-në, me synimin e mbylljes së plotë të tyre në fund të vitit 2027.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



