Ka ndodhur

Me 13.100 euro të padeklaruara në kufi, ndalohet i riu që vinte nga Athina

Gazeta Si - Një 27-vjeçar është proceduar penalisht, pasi u kap duke hyrë në kufirin shqiptar me mbi 13 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F.A., u gjetën 13.100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin të riun, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë