Pesë persona janë arrestuar në dy operacione në Korçë dhe Pogradec, me akuzën e transportimit të 10 emigrantëve të paligjshëm.
Policia ka konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit B.Q., A.P., E.F. dhe G.Q., duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Audi” 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu, policia ka konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




