Oscar Piastri forcoi pozitat në kreun e botërorit pas fitores së 4 këtë sezon në “Miami Grand Prix”. Australiani udhëhoqi shokun e skuadrës, Lando Norris për dominimin në pozicionet 1-2 nga McLaren. Ndërsa Max Verstappen që u nis dhe kryesoi nga pole position u dorëzua në duelin me Norris që i dha mundësi Kimi Antonelli-t dhe Piastri-t të përfshiheshin në garën për vendin e parë.

Por me kalimin e xhirove Piastri parakaloi Mercedes dhe Verstappen u ndje nën presionin në rritje të kryesuesit të kampionatit. Kur Piastri mori kryesimin e garës, Norris që rekuperonte kohën e humbur u shfaq në pasqyrat e holandezit dhe parakalimi ishte çështje xhirosh. Deri në fund Piastri rriti diferencën dhe triumfoi me 4.63 sekonda ndaj Norris. Mercedes dhe George Russell u ngjitën në shkallën e fundit të podiumit.

Verstappen e mbylli garën në Top4 duke vazhduar traditën që në Miami nuk fiton ai që vendos pole position. Alex Albon bëri një paraqitje fantastike me vendin e 5 për Williams, përpara Mercedes dhe Kimi Antonelli-t që u ndoq nga Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. Rradhë kjo që u përcaktua nga urdhërat e skuadrës në debat të gjatë me britanikun. Në vendin e 9 u renditën Williams dhe Carlos Sainz përpara Yuki Tsunoda-s që mori 1 pikë për Red Bull në vendin e 10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.