Motosport

McLaren në dy vendet e para pas 25 viteve

Kohët e fundit jemi mësuar të shohim përkrah njëra-tjetrës dy makinat McLaren aq sa duket e pabesueshme që për të fundit herë (përpara fundjavës që kaluam) në Barcelonë kjo kishte ndohur përpara 25 viteve. E njëjta gjë vlen edhe për Max Verstappen që me vendin e 10 rregjistroi rezultatin më të dobër prej vitit 2017! Më shumë statistika? I lexojmë bashkë në vazhdim…

• McLaren i çoi makinat në dy vendet e para për të 52 herë në Formula 1 dhe për të parën herë në 25 vitet e fundit në Spanjë (pas Mika Hakkinen dhe David Coulthard në 2000).

• Piastri që fitoi garën e 5 sezonale u bë piloti i 3 i McLaren që ngjitet në në podium në 8 gara rradhazi, duke u bashkuar me Ayrton Senna-n në 1988 dhe Lewis Hamilton në 2007.

• “Spanish Grand Prix” u fitua për të 32 herë në 35 gara nga pilotë të nisur në rradhën e parë.

• Lando Norris u rendit i dyti për të dytin sezon rradhazi në Barcelonë.

• Ferrari dhe Charles Leclerc në vendin e 3 u renditën për të parën herë në podium në 8 vizita në Barcelonë.

• Ishte podiumi i parë për Ferrari-n në Barcelonë prej vitit 2017.

• Mercedes dhe George Russell u nisën dhe e mbyllën në vendin e 4 për të dytën garë rradhazi në Spanjë.

• Max Verstappen dhe George Russell vendosën kohë identike gjatë Provave Zyrtare dhe u përplasën dy herë në xhirot e fundit të Garës.

• Vendi i 5 nga Nico Hulkenberg ishte rezultati më i mirë për Kick Sauber prej “Emilia-Romagna Grand Prix” në vitin 2022 (ku Valtteri Bottas u rendit sërish i 5).

• Hulkenberg arriti rezultatin më të mirë personal në 12 garat që ka zhvilluar në “Spanish Grand Prix”.

• Lewis Hamilton në vendin e 6 për Ferrari-n ishte rezultati më i dobët për britanikun në “Spanish Grand Prix” që prej incidentit me Nico Rosberg në xhiron e parë në vitin 2016.

• Ishte gara e 8 që Hamilton përfundoi në zonën e pikëve, rezultati më i mirë ndër pilotët që nuk janë ngjitur në podium.

• Racing Bulls ndihmoi Isack Hadjar të renditej në vendin e 7, rezultati më i mirë në karrierë për të dytën garë rradhazi (ai u rendit i 8 në Monaco).

• Pierre Gasly në vendin e 8 për Alpine ishte rezultati më i mirë për francezin në “Spanish Grand Prix” prej të njëjtin pozicion kur garonte për Red Bull në vitin 2019.

• Alpine hyri në zonën e pikëve për të dytën herë këtë sezon.

• Fernando Alonso në vendin e 9 mori pikët e para të sezonit.

• Vendi i 10 (pas penalitetit) ishte klasifikimi më i dobët për Verstappen në “Spanish Grand Prix” prej vitit 2017 në “Italian Grand Prix” (ku sërish u rendit në vendin e 10).

• Gabriel Bortoleto në vendin e 12 për Kick Sauber arriti rezultatin më të mirë personal.

• Carlos Sainz në vendin e 14 nuk mori pikë për të parën herë në 11 garat e zhvilluara në “Spanish Grand Prix”.

• Pas tërheqjes për arësye teknike, Kimi Antonelli nuk mori pikë për të 3 garë këtë sezon.

• Ishte e para herë që Mercedes nuk e mbylli garën me italianin në Spanjë që prej përplasjes Hamilton-Rosberg në garën e vitit 2016.

• Alex Albon nuk përfundoi garën e parë të sezonit (pas 7 të tillave 1 vit më parë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë