Oscar Piastri forcoi pozitat në klasifikimin e pilotëve pas fitores komanduese në “Spanish Grand Prix”. Australian la pas Lando Norris në podiumin e dyfishtë të McLaren në fundin e një gare dramatike që pa Max Verstappen të përplaste rivalin e Mercedes George Russell. Starti i shkëlqyer i Piastri-t i dha mundësi 24 vjeçarit të kryesonte ndaj Verstappen që parakaloi Norris në kthesën 1. Norris e rimori pozicionin e tij deri në pit stopin e parë kur Verstappen la pas dy makinat McLaren duke u ngjitur në krye.

Mirëpo futja më herët në pit stop-in e dytë u shoqërua me humbjen e kryesimin nga holandezi në favor të Piastri-t. Verstappen zgjodhi një strategji me 3 pit stop-e por drejt fundit të garës ishte “Safety Car” që i trazoi letrat pas daljes së Kimi Antonelli-t nga pista. Ndërsa Piastri dhe Norris patën një start të pastër kur duheshin edhe 6 xhiro deri në fund, Verstappen u parakalua nga Charles Leclerc përpar duelit me Russell. Holandezi Verstappen mori urdhër nga skuadra të ruante pozicionin por në zhvillimin e garës pilotët patën një kontakt nga i cili Verstappen u penalizua me 10 sekonda.

Ndërsa në krye Piastri, arriti fitoren e 5 të sezonit përpara shokut të skuadrës, Norris. Leclerc mori vendin e fundit në podium për Ferrari-n i ndjekur nga Russell në të 4 dhe Nico Hulkenberg që e vendosi Kick Sauber në vendin e 5 pas startit nga vendi i 15. Lewis Hamilton dhe Ferrari ndoqën në vendin e 6 përpara Isack Hadjar që e vendosi Racing Bulls në të 7 përpara Pierre Gasly që u rendit në vendin e 8 me Alpine. Fernando Alonso më në fund mori pikët e para për Aston Martin, ndjekur nga Verstappen që pas penalltisë u detyrua të kënaqej me vendin e 10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.