Gazeta Si – Nëntë kontrabandistë të dyshuar egjiptianë janë arrestuar në Greqi, pas fundosjes dramatike të një varke emigrantësh që vrau të paktën 78 persona.
Megjithatë, autoritetet kanë frikë se viktimat mund të jenë të paktën 600, duke përfshirë njëqind fëmijë. Mes të arrestuarve është edhe kapiteni i anijes.
Magjistratët grekë kanë hapur një hetim. Organizata Alarm Phone ofron një rikonstruksion të detajuar të kontakteve me varkën e peshkimit, mes orës 14.17 dhe 20.05 të së martës.
Kur anija u identifikua në mëngjes nga një aeroplan i agjencisë “Frontex” iu afruan të paktën shtatë varka, përfshirë jahtin që do të transportojë të mbijetuarit, anijen tregtare Lucky Sailor, që arrin ta furnizojë me ujë, disa roje bregdetare greke, që sipas versionit të autoriteteve greke kishin marrë dy informacione: anija e peshkimit nuk ishte në rrezik dhe njerëzit në bord synonin të vazhdonin udhëtimin drejt Italisë.
Versione që mund të mohohen dhe që tani janë në qendër të polemikave ndërkombëtare.
“Anija ishte një varrezë lundruese, një varkë shumë e vjetër”, tha admirali në pension i rojeve bregdetare greke, Nikos Spanos.
Zakonisht gratë dhe fëmijët në udhëtime të tilla i vendosin në fund. Ata i mbyllin në mënyrë që të mos lëvizin.
“Ministria e Transportit është informuar përmes Frontex. Italia na e ‘besoi’ incidentin, teksa po ndodhte në zonën tonë. Anija ishte në telashe. Në një rast të tillë, shteti grek duhej të vepronte menjëherë. Për të nisur planin operacional, varkat e shpëtimit duhet të nxitonin në zonë”, – vijoi ai.
Një përfaqësues nga ekipet e shpëtimit helene, thotë: “Të mbijetuarit janë të uritur, të etur. Ata përpiqen të flasin me gjeste”.
Edhe ata janë në kërkim të të zhdukurve. “Ata janë në gjendje shokuese totale, – i tha dje agjencisë AP, Erasmia Roumana, kryetare e delegacionit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët. – Ata kërkojnë që të kenë mundësi të kontaktojnë me familjet. Dhe vazhdojnë të kërkojnë të humburit. Në varkën e peshkimit ata kishin miq, të afërm, fëmijë. Dhe nga të gjithë këta njerëz që janë të zhdukur, askush nuk mund të gjendet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



