Një burre i moshes 50-vjeçare është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin e Adriatikut. Ngjarja është regjistruar në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është një burrë rreth të 50-ave. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.
Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes, nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




