Ka ndodhur

Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike në plazhin e Spillesë këtë të martë, teksa ishte duke u larë në det.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si  30-vjeçari, Denis Xhelo.

Mësohet se Xhelo u nxor me shenja jete nga deti nga rojet bregdetare, por ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë