Ka ndodhur

Mbytet në Sarandë zhytësja 29-vjeçare nga Britania e Madhe

Gazeta Si – Një 29-vjeçare nga Britania e Madhe është mbytur aksidentalisht në Sarandë këtë të hënë teksa ishte në një ekspeditë zhytje profesionale.

Policia thotë se viktima është R.G., 29 vjeçe, ndërsa ka gjetur vdekjen në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e mbytjes së të resë nga Britania, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë