Ka ndodhur

Mbytet në pishinën e një hoteli në Vlorë një turist polak

foto e pishines ku u mbyt turisti

Nga Gazeta Si – Një turist polak ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në pishinën e një hoteli në Vlorë.

Mësohet se turisti 18-vjeçar polak ka qenë duke notuar me prindërit.

Për një moment prindërit kanë dalë të pinë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur në fund të pishinës.

Kur ka mbërritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur shenja jete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë