Ka ndodhur

Mbytet në depozitën e ujit një 16-vjeçar në Kamzë

Një 16-vjeçar është mbytur në një depozitë me ujë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Çekrezë të Kamzës.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, por nuk dha detaje shtesë rreth mënyrës sesi ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë