Ka ndodhur

Mbytet 45-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Një peshkatar 45-vjeçar dyshohet se është mbytur gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ka dalë për të peshkuar.
Mendohet se Stavri Vasilovskit i është përmbysur varka në liqenin e Prespës.

Mësohet se në momentin që është përmbysur varka kanë qenë 3 persona të cilët kanë dalë për peshkim, personi që dyshohet që është mbytur, i vëllai i tij dhe një tjetër.

Këta të fundit kanë notuar dhe kanë shpëtuar, ndërsa viktimën dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

Atje pritet që të shkojnë polumbarët për të bërë kërkimet e nevojshme dhe për të kërkuar trupin e pajetë.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë