Ka ndodhur

Mbytet 10-vjeçari në Fushë Arrëz, dyshohet se rrëshqiti në rezervuarin e fshatit Iballë

Një fëmijë 10 vjeç është mbytur në një rezervuar në Fushë-Arrëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure (9 gusht) në fshatin Iballë.

Mësohet se fëmija ishte së bashku me prindërit duke mbledhur manaferra.

Ndërkohë ambulanca dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë